Mediat dhe tifozët e sulmojnë Xhakën: Nuk është për Arsenal

Mediat dhe tifozët e sulmojnë Xhakën: Nuk është për Arsenal

Arsenali humbi të dielën në Emirates Stadium me rezultat 0-2 nga kampionët aktualë të Premier Ligës, Manchester City. Në këtë ndeshje luajti nga fillimi dyshja me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, shkruan Periskopi.

Derisa i pari luajti në mungesë të të lënduarit Laurent Koscielny dhe as që pritej më shumë, Xhaka ende po lufton për pozitën e tij – edhe pse, paraqitja ishte sërish e tmerrshme.

Xhaka e humbte topin shumë lehtë ndaj mesfushës fantastike të Cityt dhe ishte mosvet i ngadalshëm në kthimet e tij. Ai luajti krahas Matteo Guendouzit të sapoblerë nga një ekip francez. Por, edhe pse gjashtë vjet më i vjetër se Guendouzi, ishte Xhaka ai që dukej si një fillestar në qendër të mesfushës.

Shumë analistë të futbollit dhe tifozë nuk po i rreshtin kritikat ndaj mesfushorit zviceran. Shumë kanë shkruar se Xhaka nuk është për nivelin e Premier Ligës, dhe për Arsenalin. Edhe Arsene Wenger ishte kritikuar ashpër për hapësirën që i kishte ofruar mesfushorit shkatërrues.

Shpërndaje në: