Mediat italiane e turpërojnë Shaqirin
Xherdan Shaqiri ka përfunduar në listën e “dështakëve” të portalit italian “Calciomercato”.
Mesfushori kosovar ka hyrë në mesin e dhjetë përforcimeve të dështuara në Serie A, gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.
Shaqiri nuk kaloi aventurë të mirë në Inter dhe u largua nga klubi pas vetëm gjashtë muajsh.
Fabio Junior nga Cruzeiro në Roma, José Mari nga Atletico Madrid në Milan, Xherdan Shaqiri nga Bayern Munich në Inter, Juan Esnaider nga Espanuol në Juventus, Seydou Doumbia nga CSKA Mosca në Roma, Edu Vargas nga Universidad de Chile në Napoli, Jardel nga Bolton në Ancona, Cesar nga Lazio në Inter, Cerci nga Atletico Madrid në Milan, Eto’o nga Everton në Sampdoria



