Mediat italiane shkruajnë për debutimin e Panuccit te Shqipëria

Mediat italiane shkruajnë për debutimin e Panuccit te Shqipëria

Debutimi i Christian Panucci te Kombëtarja është vlerësuar në Itali.

E përditshmja sportive “Corriere dello Sport” e quan pozitive ndeshjen e parë të Panuccit.

Falë golave të Roshit e Agollit në pjesën e dytë, Panucci fiton dhe ndodhet 4 pikë larg Italisë, shkruan Sportmediaset.

Paraqitja e Shqipërisë me Lihtenshtejnin merr notë pozitive edhe nga gazeta “La Repubblica”.

Pasuesi i Gianni De Biasi në stolin kuqezi e kaloi provën e parë. Rai Sport përmend nisjen premtuese
të trajnerit të ri.

Goal.com shkruan se aventura e Panuccit në krye të Shqipërisë nisi mbarë edhe pse torja me Lihtenshtejnin nuk ishte aq e lehtë sa ishte parashikuar.

Shpërndaje në: