Mediat kroate e pranojnë se gjyqtari favorizoi Dinamon, ja momenti
Edhe vetë mediat kroate ngrenë dyshime se gjyqtari i ndeshjes së sotme Dinamo Zagreb-Skënderbeu, ka favorizuar kroatët.
Portali “Index.hr” ka analizuar momentet e golit të Latifit në minutat e para, gol i cili u cilësua pozicion jashtë loje nga gjyqtari.
“Gjyqtari ndihmoi Dinamon, shqiptarëve iu mohua një gol i rregullt në ‘Maksimir’”, ishte titulli i artikullit në fjalë për episodin e minutës së 10.
Portali shfaq pamjet ku Vangjeli duket qartazi se nuk është në pozicion jashtë loje në momentin kur Gavazaj nisi pasimin e drejt tij. Ndërkaq, as Latifi nuk ishte në pozicion jashtë loje kur mori topin nga mbrojtësi për të shënuar më pas.



