Mediet serbe: Sekretari i NATO’s i tha Thaçit – Kujdes, Serbia ju okupon për një orë

Mediet serbe: Sekretari i NATO’s i tha Thaçit – Kujdes, Serbia ju okupon për një orë

Sekretari gjeneral i NATO’s Jens Stoltenberg i ka thënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi’t dhe kryeministrit Isa Mustafa të mos përpiqen për të provokuar luftë, për shkak se ushtria serbe shumë shpejtë mund të okupojë Kosovën.

Sipas gazetës serbe Informer, Stoltenberg tha se pozicioni gjeo-strategjik i NATO’s është delikat dhe se Kosova nuk duhet të llogarisë në aleancë me ta nëse hynë në luftë me Serbinë.

Stoltenberg ka thënë se ushtria serbe ka avantazh operacional dhe taktikë në fushën me ç’rast do t’a okuponte Kosovën shumë shpejtë. Ai gjithashtu shtoi se në rast se ushtria Serbe do t’a merrte Kosovën, ata do të kishin përkrahjen e fortë të Rusisë.

Ndër të tjera sekretari gjeneral i NATO’t tha se Kosova duhet të ketë shumë kujdes me veprimet e saj për shkak të “politikave të reja” të presidentit të ri të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në anën tjetër, në këtë tekst ka folur edhe analisti serb Dragomir Andelkovic, i cili ka thënë se Trump nuk dëshiron konflikt të ri në Ballkan dhe gjithashtu ai nuk dëshiron zgjerimin e tensioneve në mes të SHBA’ve dhe Rusisë. /gazetametro.net

Shpërndaje në: