Mefi demanton ish-përkrahësin e VV’së për pronë në Mal të Zi
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqionvci ka demantuar akuzat e ish-militanti i flakët i VV-së, Albert Shabani, i cili e ka akuzuar për ndërtimin e një “shtëpie Luksoze në Mal të Zi deputetin, shkruan Periskopi.
Bajqinovci u shpreh se nuk posedon asnjë pronë jashtë Kosovës.
“Une nuk kam asnjë shtëpi, asnjë pronë dhe asgjë jashtë Kosovës.Është shqetësuese se si disa media citojnë burime anonime pa bërë verifikimin më bazik, pa më kontaktuar fare për të pyetur nëse kjo është e vërtetë. Kjo nuk është gazetari, por shpërndarje e qëllimshme e rrenave.”, ka shkruar ai.
Tekas në sqarimin e tij ka akuzuar mediat për shpifje



