Meghan i kërkon Princ Harryt që të nisë dietën, duhet të jetë në formë për dasmën

Meghan i kërkon Princ Harryt që të nisë dietën, duhet të jetë në formë për dasmën

Zakonisht është nusja ajo që nis dietën dhe kujdeset për linjat e saj, para ditës së madhe, dasmës. Por e kundërta ka ndodhur me Princ Harryn dhe të fejuarën e tij Meghan Markle.

Pasi sipas mediave britanike, princi ka hyrë në një fazë të re, me një dietë përpara martesore, me një regjim të ushqimeve të pastra, hartuar nga vetë Meghan, falë së cilës princi ka arritur të humbasë ndjeshëm kilogramë dhe të shfaqet më elegant.

Por përpara se të njihte Meghan, dieta e princit Harryt ishte ajo e një djaloshi tipik beqar. Shpeshherë jashtë pallatit Kensington është parë edhe me hamburger në dorë apo në picerinë e preferuar “Bunga Bunga” apo ne restorantin “Rum Kitchen” në Noting Hill.

“Daily Mail” shkruan se pjesë e pandarë e tij ishin “fast food”-et, madje miq të shkollës thonë se ai jetonte për mishin e pjekur të pulës apo “McDonald”. Padyshim si çdo i ri, i pëlqente edhe birra.

E pas këtyre ndryshimeve, duket se muajt e fundit Harry ka hequr dorë edhe nga duhani. Dhe vetëm pikënisja e një regjimi të ri të shëndetshëm ka qenë Meghan.

Gjithashtu thuhet se tashmë dieta e Harryt ndiqet çdo ditë nga nutricionistë, të cilët e rekomandojnë të ruajnë një regjim ushqimor që përfshin shumë pak sheqerna dhe shumë proteina.

Si një ish-ushtarak, dita e princit, sidomos muajt përpara dasmës, nuk mund të imagjinohen pa një punë të lodhshme në palestër. Përveç saj, çdo ditë të dy së bashku, Meghan dhe Harry kanë vendosur të merren edhe me joga. Edhe vendin e veshjeve sportive, ndonjëherë edhe ushtarake, tashmë e kanë zënë veshjet serioze dhe kostumet.

Panorama Plus

Shpërndaje në: