Meghan Markle thyen rregullat, puth bashkëshortin në publik
Edhe njëherë e gjithë vëmendja është kthyer te Dukesha e Sessex-it, e vetëm për një puthje.
Meghan Markle dhe Prince Harry ishin në një garë polo e cila zhvillohet për të mbledhur fonde për fëmijët e Afrikës ku janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje pasionante.
Ishte Meghan ajo që i dorëzoi trofeun e fitores kapitenit Nacho Figueras dhe kur është kthyer te bashkëshorti i saj menjëherë i ka dhuruar princit një puthje në publik.
E në fakt ky veprim i Dukeshës thyen protokollet e vendosura nga Familja Mbretërore por megjithatë ata edhe një herë na treguan se dashuria nuk njeh rregulla e kufi.





