Megjithatë, Mourinho nuk shkarkohet!

Megjithatë, Mourinho nuk shkarkohet!

Manchester United ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen ndaj Jose Mourinhos, pavarësisht krizës që e kapluar kampin e ‘Djajve të Kuq’.

Raportimet e fundit pohuan se Mourinho do shkarkohej këtë fundjavë, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme ndaj Newcastle, shkruan Periskopi.

Por burime të sigurta në klub e mohojnë me forcë këtë gjë dhe do t’i japin Mourinhos më shumë kohë për ta kthyer fatin e skuadrës së tij pas fillimit më të keq të Unitedit në 29 vite.

Jose Mourinho will not be sacked by Manchester United this weekend contrary to reports

Trajneri 55-vjeçar ka humbur mbështetjen e shumicës së skuadrës së tij dhe publikisht ka vënë në dyshim angazhimin e tyre para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të martën me Valencia.

United nuk ka fituar në shtëpi që katër ndeshje, teksa sot luan si mysafir ndaj Newcastle.

Klubi nuk ka pasur pesë ndeshje pa një fitore në Old Trafford që nga koha e Sir Alex Ferguson në dhjetor të vitit 1989, që njësoj si portugezi kërkonte ta shpëtonte vendin e tij të punës./Periskopi/

Shpërndaje në: