Meha tregon se sa pikë mund t’i marrë Kosova ndaj Kroacisë
Ndeshja në fjalë zhvillohet nesër mbrëma në Loro Boriçi të Shkodrës, ndërsa Meha thotë se Kosova mund të marrë një pikë në këtë sfidë.
“Kroacia e ka një skuadër të fuqishme dhe është kundërshtare e fortë, por mund ta nxjerrim një pikë. E kam ditur edhe përpara se kemi skuadër të mirë, por me ardhjet e reja jemi edhe më të fortë. Kemi nevojë për tifozët të na përkrahin edhe nëse marrim ndonjë gol kundër Kroacisë”, ka thënë Meha për “Zëri”. /Periskopi.com



