Melania, emri më në trend në Amerikë

Melania, emri më në trend në Amerikë

Melania, duket se është emri më në trend për bebet vajzat në SHBA. Sipas të dhënave të reja nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore në SHBA, emri i Zonjës së Parë të Amerikës, është emri më në trend për bebet e lindura gjatë vitit 2016-2017.

Të premten, agjencia qeveritare publikoi ??listën zyrtare të emrave më të njohur të foshnjave të vitit 2017.

Sipas  këtyre të dhënave ndër emrat më i populluar ishte emri i Melania Trump.

131 foshnje që kanë ardhë në jetë gjatë vitit 2016 mbajnë emrin Melania, ndërsa në vitin 2017 numri i bebeve të bekuara me emrin e  bashkëshortes së Presidentit Trump, është 283.

Por Melania duket se nuk është  emri i vetëm i pëlqyer në familjen Trump,sipas të dhënave të fundit edhe  dy vajzat e Presidentit, Ivanka  dhe Tiffany, janë ndër emrat më të populluar kohët e fundit në Amerikë.

 

Shpërndaje në: