Melania Trump fiton betejën ndaj gazetës që raportoi se ishte punëtore seksi
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump do të dëmshpërblehet nga Daily Mail lidhur mbi akuzat e tabloidit britanik lidhur me karrierën e saj prej modeleje, transmeton Klan Kosova.
Melania Trump kishte paditur gazetën britanike ndaj akuzave se ajo ishte punëtore seksi gjatë viteve 1990.
Daily Mail kishte shkruar se bashkëshortja e presidentit amerikan ka punuar si shoqëruese me pagesë në Neë York, transmeton Klan Kosova.
Melania Trump ka lindur në Slloveni por u shpërngul në SHBA që të punojë si modele në fillim të viteve 1990. Ajo u martua me Donald Trump në vitin 2005.
Kurse Daily Mail ka shkruar se agjencia me të cilën Trump kishte ardhur në SHBA është një agjenci e shoqërueseve për seks me pagesë.
Avokati i saj Charles Harder kishte deklaruar se këto pretendime ishin plotësisht gënjeshtra.
“Deklaratat për zonjën Trump janë 100% false dhe që kanë ndikuar jashtëzakonisht keq në reputacionin e saj personal dhe profesional”, ka thënë Harder.



