Melania Trump thyen normat gramatikore të anglishtes: Lanson fushatën “Be Best”

Melania Trump thyen normat gramatikore të anglishtes: Lanson fushatën “Be Best”

Të hënën në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump, zonja e parë amerikane, lansoi fushatën për t’i mbajtur fëmijët të lumtur dhe të shëndetshëm, shpesh duke i ngatërruar fjalët. Kjo fushatë e saj ishte titulluar “Be Best.” që në gjuhën angleze nuk ka kuptim.

Jo “Be the Best” [bëhu më i miri], apo “be your best” [bëhu më i miri që mund të bëhesh”. As “Be better” [bëhu më mirë” apo “be safe” [bëhu i sigurt]. Por, “Be best”.

Donald Trumpi, ishte i pranishëm ndanë gruas së tij në Rose Garden dhe nënshkroi atë gjë që e përcakton 7 majin si “Be Best Day”.

Kjo fjalë nuk i përmbahet normave gramatikore të gjuhës angleze, të cilat kërkojnë që mbiemri superlativ të përmbajë ‘the’ përpara. Nëse e përdorni “be best” atëherë kjo tingëllon si të jetë e përkthyer nga sanskritishtja, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Si ndodhi që një gabim i tillë të lejohej? Mund të jetë bërë nga vetë Zonja e Parë, nga Trumpi apo nga servilët e administratës së tyre – ose që thjesht nuk kishin guximin ta korrigjonin atë?

Por, të njëjtën gjë e kishte bërë më herët edhe Michelle Obama, por e cila në mënyrë korrekte kishte lansuar kampanjën “be better”. Nga kjo, zonja aktuale e parë ka dashur ta kapërcejë dhe ka thënë “Be Best”. /Periskopi

Shpërndaje në: