Melihate Tërmkolli reagon ashpër: Ec Lulmir, sonte, nesër është vonë, e shkatërruat LDK-ën deri në poshtërim

Melihate Tërmkolli reagon ashpër: Ec Lulmir, sonte, nesër është vonë, e shkatërruat LDK-ën deri në poshtërim

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka reaguari, pas publikimit të Exit Polleve.

Tërmkolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar largimin e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e konsideruar se “e shkatërruat LDK-ën deri në poshtërim”, raporton Periskopi.

“Ec Lulmir, sonte, nesër është vonë! Merre shpuren e shkoni në Dubai! Bravo ju qoftë! E shkatërruat LDK-ën deri në poshtërim! Fati i amorfëve sorosianë nuk mund të ishte ndyshe por LDK dhe Kosova nuk e kanë meritu poshtërimin tuaj!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: