Melinda Ademi publikoi këngën e re

Melinda Ademi publikoi këngën e re

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Melinda Ademi ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “A po don pak” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e ka shkruar artistja në bashkëpunim me Tonic dhe Denk, ndërsa për beatin është përkujdesur Daltons.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Melindës në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

Shpërndaje në: