Meloni e prerë: Nëse Trump hyn në Greolandë nuk do ta mbështesim
ryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka hedhur poshtë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë për marrjen e kontrollit të ishullit arktik.
Duke folur gjatë një konferencë, Meloni theksoi se një skenar i tillë nuk do të mbështetej prej saj, nëse do të realizohej nga administrata amerikane e drejtuar nga Donald Trump. Ajo nënvizoi se një veprim i tillë nuk do t’i shërbente interesave të askujt.
Sipas saj, ideja e një ndërhyrjeje ushtarake është përjashtuar edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ashtu edhe nga vetë presidenti Trump. Gazeta italiane La Stampa raporton se Meloni e sheh qëndrimin e Uashingtonit më tepër si një sinjal politik mbi rëndësinë strategjike të rajonit.
“Nuk besoj në mundësinë që SHBA-të të ndërmarrin veprime ushtarake në Groenlandë, të cilat nuk do t’i mbështesja dhe nuk do të ishin në interes të askujt. Mundësia e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar nga Rubio dhe nga vetë Donald Trump. Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të vendosura, po tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë strategjike të Grenlandës për interesat dhe sigurinë e saj. Është një zonë në të cilën veprojnë shumë aktorë të huaj dhe besoj se mesazhi nga SHBA-të është se nuk do të pranojë ndërhyrje të tepërta nga aktorë të huaj.”, theksoi ajo.



