Meloni: Italia pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

Meloni: Italia pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pezulluar marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, e cila përfshin shkëmbimin e pajisjeve ushtarake dhe kërkimit teknologjik, raportojnë mediat italiane.

“Qeveria, në dritën e situatës që po përjetojmë, ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin”,
 tha Meloni, sipas gazetës la Rrepubblica.

Më parë, në vitin 2024, Meloni kishte pezulluar të gjitha shitjet e armëve për Izraelin për shkak të bombardimeve të Rripit të Gazës pas sulmit të 7 tetorit.

 

Shpërndaje në: