Memli Krasniqi i thotë “PO” ftesës për takim nga presidentja Osmani
“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja. Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, tha Abdullahu për Periskopin.
Takimi i Osmanit me liderët e partive politike pritet të mbahet me 15 maj.
Zyrtare – Osmani fton liderët e partive politike: Presidenca thotë se po presin konfirmimet



