Memli Krasniqi: E përmbyllëm një fushatë shembull
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat priten të mbahen nesëe (dielë-28.12.2025).
Krasniqi ka thënë se ishtë një fushatë shembull.
“E përmbyllëm një fushatë të jashtëzakonshme. Një fushatë shembull. Një fushatë bashkimi.Energji pozitive kudo. Besim. Shpresë. Vendosmëri.E ripërsëris: Bedri Hamza është zgjedhja më e mirë për Kosovën”, ka shkruar ai.
Ai ka ftuar qytetarët që nesëe të votojnë PDK’në.
“Andaj, nesër është dita. Dil dhe voto. Voto PDK dhe numrin 130.Për ndryshim. Për bashkim. Për stabilitet dhe mirëqenie”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:



