Memli Krasniqi voton: Besoj që do të votojmë edhe në dhjetor për zgjedhjet parlamentare
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka votuar.
Ai në një deklaratë për media u shpreh se votimi tjetër do të jetë edhe në dhjetor për zgjedhjet parlamentare.
“Votuam jo vetëm për të kryer obligimin, por edhe për t’i dhënë Prishtinës drejtimin që meriton. Ftoj qytetarët që t’u japin drejtim komunave e qyteteve ku ata jetojnë. Verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre. Sot do të jetë ditë e mirë, feste për qytetarët, e proces shembullor. Mundësia më e mirë për qytetarët që të vendosin për të ardhmen e tyre. Besoj që do votojmë më 9 nëntor në balotazh, e jo më larg se në dhjetor në zgjedhje parlamentare”, tha ai.



