Menaxheri i Khabibit tallet brutalisht me Conor McGregorin përmes fotos komike krahasuese
Ishulli i luftës në UFC edhe një herë do të jetë nikoqir i një prej yjeve më të mëdhenj të UFC-së, derisa pandemia Covid-19 do të vazhdojë në vitin 2021.
Conor McGregor do të rikthehet në aksion me peshën e lehtë, në rimeçin kundër Dustin Poirierit, pas më shumë se një viti jashtë oktagonit.
Mirëpo, shumë është përfolur për një rimeç të tij të bujshëm me Khabibin, transmeton Periskopi.
Në sulmin e fundit në Tëitter, McGregor lansoi sulme te Khabibi dhe menaxheri i tij, Ali Abdelaziz.
Mirëpo, këto postime u fshinë, para se Abdelaziz të reagonte.
”Ti i the Khabibit në kafaz se është vetëm viznes. Shko kthejllu sepse e dimë se je i dehur ose i droguar.”
Shkëmbimet verbale u përcollën nga një foto krahasuese e postuar nga Abdelaziz, e cila kapi syrin e MMA dhe vendosi gjërat në perspektivë. /Periskopi.com/




