“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, Vedat Muriqi pas ndeshjes me Suedinë

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, Vedat Muriqi pas ndeshjes me Suedinë

Vedat Muriqi ishte protagonist i Kombëtares së Kosovës mbrëmë në fitoren e madhe 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Sulmuesi kosovar e realizoi golin e dytë të Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” për trepikëshin e parë të ekipit të Franco Fodës.

E sot, futbollisti i Mallorcës sot e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren e mbrëmshme.

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi veterani i sulmit në Instagram.

Shpërndaje në: