Mërgim Mavraj i dashuruar pas ngjyrave ‘kuq e zi’, ja çfarë postimi ka bërë

Mërgim Mavraj i dashuruar pas ngjyrave ‘kuq e zi’, ja çfarë postimi ka bërë

Mbrojtësi nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, e ka postuar një fotografi në një ndeshje të Kombëtares në rrjetin social Facebook.

Në mbishkrimin e fotos, futbollisti i Arisit të Selanikut në Greqi shkruan: ”Këto dy ngjyra”.

Mavraj është kapiten i ‘kuqezinjëve’ në ndeshjet e fundit, pasi deri vonë Christian Panucci bënte eksperimente në çdo ndeshje me shiritin e kapitenit.

Ndryshe, Shqipëria është duke u përgatitur për dy sfidat e radhës. Ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë që luhet më 17 nëntor në Loro Boriçi dhe miqësores me Uellin që zhvillohet tre ditë më pas. /Periskopi/


Shpërndaje në: