Mërgimtari me tabela “UÇK Hashim Thaçi” niset nga Gjilani drejt Prishtinës për të protestuar kundër Speciales

Mërgimtari me tabela “UÇK Hashim Thaçi” niset nga Gjilani drejt Prishtinës për të protestuar kundër Speciales

Një mërgimtar është parë duke u nisur nga Gjilani drejt Prishtinës me veturën e tij, e cila mban targa të personalizuara me mbishkrimin “UÇK Hashim Thaçi”, në shenjë mbështetjeje për protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.

Mërgimtari ka bërë të ditur se do t’i bashkohet protestës që organizohet sot në kryeqytet nga ora 17:00, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Organizatorët e protestës kanë theksuar se qëllimi është të shprehet pakënaqësia ndaj padrejtësive që po u bëhen liderëve të UÇK-së dhe të kërkohet një proces gjyqësor i drejtë e transparent.

VIDEO

Shpërndaje në: