Mërgimtari premton fabrikë kondomësh 58-milionëshe nëse fiton Albin Kurti (Video)
Një mërgimtar me emrin Tomor Gjonbalaj ka bërë një video-adresim për qytetarët e Kosovës ku ka kërkuar votë për Albin Kurtin, dhe njëkohshëm ka dhënë premtime për investime milionëshe.
Ai ka premtuar një fabrikë multi-milionëshe që do të prodhonte prej kondomëve e deri te pampersat.
“Unë jam Tomor Gjonbalaj, jetoj në Australi dhe i kam nja 58 milionë euro te një teze. E kemi vendos që si t’fiton Vetëvendosja, me t’i shti krejt në punë. Dje fola me djalin e madh të shefit, e më tha që si të fiton Albin Kurti po të shkojmë në Kosovë me e çelë një fabrikë. Kena me prodhu kondoma, pampersa, çka t’jau don qefi. Kena mi çelë bastoret, kazinot…” – vazhdon zotëria në fjalë, përcjell Periskopi.
“Votojeni Vetëvendosjen, votojeni Albin Kurtin,” – mbyll porosinë e tij ironike mërgimtari.
Edhe një tjetër mërgimtar për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 kishte bërë një premtim të ngjashëm, por më pas nuk ishte lajmëruar fare përkundër fitores së Vetëvendosjes. /Periskopi



