Meritoj të shpallem më i miri në Evropë

Meritoj të shpallem më i miri në Evropë

Antoine Griezmann beson se e meriton të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë.

Francezi shton se e meriton këtë çmim për shkak të formës së mirë me skuadrën madrilene dhe me Kombëtaren franceze në Euro 2016.

“Unë nuk dua të tingëlloj si arrogant, por unë e meritoj këtë çmim, sepse kam pasur një sezon të madh me klubin dhe kombëtaren”, deklaroi Griezmann.

“Ka qenë një sezon i paharrueshëm, për herë të parë në Ligën e Kampionëve luajta me Atleticon, pastaj në Euro 2016 me Francën. Për fat të keq, ne nuk fituam ndonjë trofe, dhe kjo ishte një goditje për ne dhe për tifozët tanë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: