Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin edhe në Kupën e Rumanisë me Clujin

Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin edhe në Kupën e Rumanisë me Clujin

Meriton Korenica, i cili është pjesë e Clujit në Rumani, ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe në Kupën shtetërore.

Ai ka shënuar në fitoren e Clujit si mysafir i CSM Slatina, në xhiron e parë të Grupit 1 në Kupën e Rumanisë.

Cluji fitoi 4-0 ndaj Slatinas, teksa Korenica shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 23-të, raporton Express, transmeton Periskopi.

Ky ishte goli i tij i pestë sezonal, ndërsa ka edhe pesë asistime me klubin rumun.

Korenica është pjesë e Clujit që nga sezoni 2024/25, ku kaloi nga Manisa./Periskopi

Shpërndaje në: