Merret vendimi, ja sa është dënuar Wayne Rooney

Merret vendimi, ja sa është dënuar Wayne Rooney

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney është arrestuar nga policia pasi është parë i dehur në publik duke përdorur një fjalor aspak të hijshëm.

Ish-ylli i Manchester Unitedit, i cili aktualisht luan te DC United në SHBA dhe është arrestuar në Virginia, sipas abc7 News.

Sipas një gazetari amerikan, sulmuesi anglez është arrestuar për “sharje në publik në gjendje të dehur” më 16 dhjetor nga autoritetet e aeroportit të Uashingtonit.

Rooney ka paguar një gjobë 30 euro më 4 janar, raporton The Athletic. Golashënuesi më i mirë i historisë së Anglisë i është bashkuar DC qershorin e kaluar duke firmosur një kontratë trevjeçare.

Nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tillë pas në vitin 2017 është kapur i dehur duke i dhënë makinës së bashku me një mikeshën e tij.

Shpërndaje në: