Merz: Përkrahim rrëzimin e regjimit të tmerrshëm në Iran

Merz: Përkrahim rrëzimin e regjimit të tmerrshëm në Iran

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se edhe Gjermania është në të njëjten linjë sa i përket rrëzimit të regjimit në Teheran.

“Jemi në të njëjtën linjë për sa i përket rrëzimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran”, tha Merz.

“Në fakt, ka shumë njerëz të këqij në këtë botë”, shtoi Merz.

Kancelari gjerman thotë se “shpresojmë që ushtria izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë dhe për të pasur një qeveri vërtet të re në vend”, duke shtuar se shpresonte që lufta në Iran të mbaronte së shpejti.

Merz ndër tjerash u shpreh se është shumë i lumtur që flet me presidentin Trump gjatë këtyre kohërave sfiduese.

Shpërndaje në: