Mesazh nga ish-klubet e sulmuesit të zhdukur

Mesazh nga ish-klubet e sulmuesit të zhdukur

Sulmuesi më i ri i Premier Ligës dyshohet se mbrëmjen e djeshme është zhdukur me aeroplanin që po udhëtonte nga Franca për në Angli. Aeroplani u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën në Casquets para 12 orëve.

Ish-klubet e sulmuesit të Premier Ligës  Emiliano Sala, po luten për gjendjen e ish-lojtarit të tyre. Ata në rrjetin social Twitter kanë postuar një foto me mbishkrimin “Na thuaj që është shaka Emi, të gjithë lojtarët e skuadrës janë duke menduar për ty”.

Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Lanës nga Nantes për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri.

Ai pritej të ishte i pranishëm në seancën stërvitore të Cardiffit sot në mëngjes.

Tanimë kanë filluar kërkimet e shumta për ta gjetur aeroplanin me të cilin udhëtonte Sala, i cili e kishte humbur kontaktin me qendrën Casquets mbrëmë në orën 21:30/Periskopi/

Shpërndaje në: