Mesazhi emocionues i Abrashit pas fitores historike të Shqipërisë

Mesazhi emocionues i Abrashit pas fitores historike të Shqipërisë

Amir Abrashi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në këto vitet e fundit

Mesfushori fantastik nga Gjakova edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Rumanisë zhvilloi një ndeshje spektakolare duke qenë edhe vrapuesi më i madh në ndeshje me 11,8 km.

Fitoren historike ndaj Rumanisë 1:0, Abrashi ia dedikon tifozëve shqiptar por edhe atyre që nuk janë më

“Për ju që besuat, për ju që gjithmonë ju kishim afër dhe për ata që nuk janë më dhe ëndërruan këtë fitore. Faleminderit tifozët më të mirë në botë, fitorja është për miliona shqiptarë”, shkroi gjakovari që në këtë evropian ka bërë për vete miliona shqiptar me paraqitjet e tij brilante.

Shpërndaje në: