Mesazhi i Ali Ahmetit pas takimit me Hamzën, Lladrovcin dhe Lushtakun: Të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha

Mesazhi i Ali Ahmetit pas takimit me Hamzën, Lladrovcin dhe Lushtakun: Të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot takime në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë, ku ka uruar tre figura kyçe politike për përgjegjësitë e tyre të reja.

Ahmeti u takua me Ramiz Lladrovcin, të cilit i uroi suksese në mandatin e ri në krye të Komunës së Drenasit, si dhe me Sami Lushtakun, të konfirmuar në udhëheqje të Skenderajt. Po ashtu, ai u takua edhe me Bedri Hamzën, kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell Periskopi.

Ai theksoi se këto zhvillime politike sjellin jo vetëm detyra të reja, por edhe një mesazh të qartë për nevojën e bashkimit dhe koordinimit ndërmjet atyre që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Kosovës.

“Sot më shumë se kurrë duhet bashkim, vullnet i mirë dhe vizion i qartë. Vetëm të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha”, u shpreh Ahmeti gjatë vizitave të tij.

Postimi i plotë:

Sot në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë pata kënaqësinë të takoj dhe të uroj miqtë e mi: Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto ditë të rëndësishme sjellin jo vetëm përgjegjësi të reja, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkim, unitet dhe koordinim mes të gjithëve që punojnë për interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të Kosovës.

Vetëm të bashkuar, me vullnet të mirë dhe me vizion të qartë, arrihen fitoret më të mëdha.

Ali Ahmeti ‘pleqnar’ për pajtimin e Ramiz Lladrovcit me Sami Lushtakun

Shpërndaje në: