Mesazhi i Madridit për Luka Modriqin
Në një tjetër mënyrë, Real Madridi ia ka bërë të qartë Interit se nuk janë të interesuar të heqin dorë nga mesfushori më i mirë i Botërorit të Rusisë, Luka Modric.
Në “Instastory”, Reali ka publikuar një foto të Modricit me fanellën e re për sezonin 20118/19, që do të jetë krejtësisht e kuqe dhe do të përdoret më shumë për ndeshjet në udhëtim në Champions League.

Përveç kësaj, fotoja e Modricit me fanellën e re është postuar edhe në sajt duke treguar se që tani është në shitje në dyqanin zyrtar të klubit.
Ndërsa Mateo Kovacic, që mund të largohet nga Real Madridi, nuk është paraqitur me fanellën e re, edhe pse vazhdon të shitet online në faqen e klubit.



