Mesazhi i KOK-ut para ndeshjes Kosovë-Turqi (Foto)

Mesazhi i KOK-ut para ndeshjes Kosovë-Turqi (Foto)

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka uruar suksese Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë.

Përmes një deklaratë për shtyp, KOK është shprehur se Kosova do të arrijë fitoren e parë historike, sontë ndaj Turqisë.

“Komiteti Olimpik i Kosovës i uron fat Përfaqësueses tonë në futboll, e cila sonte takohet me Turqinë në “Loro Boriqi” të Shkodrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018″. Urojmë që sonte djelmoshat tanë, ta shkruajnë historinë, duke ia sjellur vendit tonë fitoren e parë”, thuhet në njoftimin për shtyp. /Periskopi/

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/1598398050232228:0

Shpërndaje në: