Mësohet identiteti i viktimave të aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”
Dy shtetase të Shqipërisë kanë mbetur të vdekura si pasojë e një aksidenti mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të kësaj rruge të rëndësishme që lidh Prizrenin me Suharekën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se Elizabeta Katija dhe Eorda Sinollari janë viktimat e aksidentit. Ato po udhëtonin në të njëjtën veturë, përcjell Periskopi.
Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se vetura me targa të huaja u përplas me një kamion me targa vendore, duke shkaktuar fatalitetin e dy grave, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u zhvilluar nga ekipet kompetente.
Konfirmohet viktima e dytë e aksidentit të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Largohet vetura me targa të Shqipërisë nga vendi i aksidentit fatal në “Ibrahim Rugova”



