Mësohet se kur do të fillojë transmetimin emisioni i Labit

Mësohet se kur do të fillojë transmetimin emisioni i Labit

Së fundmi u bë e ditur se prezantuesi Labinot Gashi, i njohur nga emisioni “1 kafe me Labin”, do të jetë pjesë e Kohavisionit.

Një herë në javë, do të transmetohet emisionit i tij, të cilin ai nuk do ta udhëheq vetë, shkruan Periskopi.

Është modelja bukuroshe, Marigona Krasniqi, e cila do të jetë bashkë-prezantuese e moderatorit të njohur, shkruan Periskopi.

Por, akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar se kur do të fillojë transmetimin ky emision, i cili u përfol gjatë nëpër media, shkruan Periskopi.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ky emision do të fillojë transmetimin këtë të diel, duke filluar nga ora 12:00./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: