Mësoni rregullat e Familjes Mbretërore, që edhe Mbretëresha duhet t’i respektojë (Foto)
Bright Side sjell listën e rregullores ku as Mbretëresha nuk mund të bëjë asgjë.
Ata duhet të mbajnë minimum 6 korba në Kullën e Londrës

Legjenda thotë se nëse korbat largohen nga Kulla, mbretëria do të bjerë. Sipas saj duhet të ketë të paktën gjashtë korba, në kala për të mbajtur Kullën nga rënia.
Ata nuk mund të preken nga ata që janë jo-mbretërorë

Kjo e fundit më tepër është si një udhëzues i përgjithshëm dhe është prishur shpesh. Edhe pse njerëzit e zakonshëm nuk qëndrojnë shumë afër familjes mbretërore.
Ata nuk mund të votojnë

Kjo ndodh për arsyeje se vota e tyre mund të ndikojë në opinionin publik, prandaj kjo gjë nuk lejohet, në vend të kësaj ata bashkëpunojnë më partinë në pushtet në mënyrë që cështetjet të ecin më mirë.
Ata nuk mund të mbajnë një post politik.

Kjo tregon se askujt nga sfondi mbretëror nuk i është dhënë pushtet për të ndikuar në opinionin publik, ose ta përdorë atë për të përfituar përparësi në gjërat personale.
Ata nuk mund të luajnë “Monopol”

Kjo u la të kuptohet nga Princi Andrew, Duka i Yorku-t derisa ishte duke e bërë një paraqitje publike disa vjet më parë, dhe tha se ata nuk lejoheshin të luanin në shtëpi pasi loja shpesh mund të ishte e egër.
Ata nuk mund të hanë gaforre

Kjo është më tepër masë paraprake, pasi disa persona të familjes mbretërore duke përfshirë edhe Mbretëreshën, duan të evitojnë mundësinë e alergjinë.
Ata nuk mund të jenë katolikë

Edhe pse ky ligj u ndryshua në vitin 2011, dhe e liruan familjen mbretërore nga parandalimi i tyre që të martohen me një person të fesë katolike, ata vetë ende duhet ti mbeten besnikë Kishës së Anglisë.
Veshjet e tyre nuk mund të përçojnë mesazhe të paqarta

Veshjet e tyre janë zakonisht modeste dhe në mode, dhe ato nuk mund të lejojnë të përçojnë mesazhe të paqarta.
Ata nuk mund të veshin gëzof

Kjo ka ardhur nga mbreti Edward III që askush, madje as familja mbretërore nuk mund të vesh gëzof, mirëpo siç duket kjo gjë u harrua nga disa prej tyre pasi janë parë të veshin. /Periskopi/



