Mësoni se çfarë shpejtësie të internetit ka qendra hapësinore e NASA-s (Foto)

Mësoni se çfarë shpejtësie të internetit ka qendra hapësinore e NASA-s (Foto)

Organizata për kërkime hapësinore nuk e ka rrjetin e internetit sikur ne që e perdorimin në aspektin publik. Ata e përdorin një ‘rrjet të padukshëm’ raporton ESnet (Shkenca e Rrjetit Energjetik), e vendosur përmes një linje private ku demonstrohet transferimi i të dhënave me shpejtësi prej 91 Gb për sekondë.

Shkenca e Rrjetit Energjetik drejtohet nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe është një mjet shumë i fuqishëm për kërkime dhe projekte si “Large Hadron Collider” dhe “Human Genome Project”.

Kohët e fundit NASA ka ndërrmarë një hap të madh drejt krijimit të “Sistemit solar të internetit” duke krijuar “Shërbimin Operacional të Rrjetit Tolerues” (DTN) në “Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor”, transmeton Periskopi.

Shërbimi i DTN-së do të ndihmojë në përmirësimin dhe automatizimin e disponueshmërisë së të dhënave për eksperimentuesit e stacioneve hapësinore dhe do të rezultojë në shfrytëzim më të mirë dhe kthim më të madh të të dhënave./Periskopi/

Shpejtësia e internetit të NASA-s është 91 GB për sekondë.

 

Shpërndaje në: