Messi apo Ronaldo, kush po i prinë garës për ‘Topin e Artë’?

Messi apo Ronaldo, kush po i prinë garës për ‘Topin e Artë’?

Të dielën do të luhet ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në kuadër të La Liga, ku do të përballen dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit

Cristiano Ronaldo aktualisht është fitues i ‘Topit të Artë’, derisa llogaritet si njëri nga favoritët për ta fituar përsëri në fund të këtij viti, transmeton Periskopi.

Më poshtë mund t’i shihni statistikat e të dy lojtarëve për këtë edicion:

Golat

Leo Messi ka shënuar 43 gola këtë edicion, derisa Ronaldo ka 42 gola në të gjitha kompeticionet.

Portugezi ka arritur t’i shënoi 42 gola në vetëm 41 ndeshje derisa argjentinasi ka zhvilluar 51 takime ku ka shënuar 43 gola.

Ronaldo ka shkëlqyer këtë edicion pasi 15 gola i ka të shënuar vetëm në Champions League.

Asistimet

Messi këtu qëndron shumë më mirë, ka dhuruar 17 asiste për bashkëlojtarët e tij, ndërsa Ronaldo ka vetëm tetë asiste.

Trofet

Barcelona tashmë ka fituar Kupën e Mbretit si dhe La Liga, derisa Real Madrid është në finale të Champions League ku do të takohet me Liverpoolin.

Ndikimi në skuadër

Sa i përket asaj se kush ka ndikim më shumë në skuadër Messi apo Ronaldo, këtu më mirë qëndron argjentinasi.

Te Barça, Messi është edhe golashënues por edhe kreator i çdo aksioni, ndërsa Ronaldo te Reali luan si anësor dhe ajo se çfarë di të bëjë më së miri është të shënojë gola.

Kandidatët tjerë për ‘Topin e Artë’

Nëse është një futbollist që mund ta ndalë dominmin e Ronaldos dhe Messit, ai është Mohamed Salah.

Ylli i Liverpoolit ka shënuar 43 gola në 49 ndeshje në stinorin e parë me skuadrën e Jurgen Klopp.

Nëse klubi anglez fiton Ligën e Kampionëve atëherë rriten gjasat që Salah ta fitojë ‘Topin e Artë’. /Periskopi/

Shpërndaje në: