Messi apo Ronaldo, ky është futbollisti që ka shënuar mbi 50 gola
Ka përfunduar edhe viti kalendarik 2018 për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Ky i fundit e ka fituar garën sa i përket golashënuesit më të mirë të këtij viti, transmeton Periskopi.
Messi ka shënuar 51 gola kundrejt 49 të ylli portugez, të cilin mund ta ketë penalizuar transferimi në Serie A dhe mënyra e lojës në kampionatin italian.
Messi ka shënuar 50 gola tetë herë në nëntë vitet e fundit, derisa në vitin 2013 shënoi vetëm 45 sosh.
Në anën tjetër, Ronaldo nuk arriti vetëm për një gol të kapte shifrën e 50 rrjetave të prekura, çka do bënte një rekord të ri në historinë e futbollit.
Megjithatë, edhe pse në moshë goxha të shtyer, rivaliteti mes këtyre dy futbollistëve vazhdon të mbetet i madh. /Periskopi



