Messi dhe Ronaldo mungojnë në El Clasico për herë të parë pas më shumë se 10 viteve

Messi dhe Ronaldo mungojnë në El Clasico për herë të parë pas më shumë se 10 viteve

El Clasico i të dielës së ardhshme do ta ketë një veçori ta panjohur, pasi Barcelona dhe Real Madridi do të përballet pa dy lojtarët më të mirë në botë, të cilët e kanë karakterizuar një epokë në dekadën e fundit.

Për herë të parë që prej dhjetorit 2007, Messi dhe Ronaldo do të mungojnë në betejën më të famshme spanjolle.

Madridi po vuan të mësohet me jetën e re pa Cristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Juventusit këtë verë, pasi e kishte udhëhequr sulmin e Los Blancos në stil mahnitës që prej vitit 2009.

Dhe tani, Barcelonës do t’i duhet të luftojë pa ushtarin e vet kryesor, Leo Messi.

Messi u lëndua në fitoren e Barçës 4-2 ndaj Sevillës të shtunën në “Camp Nou”, dhe u detyrua ta braktisë takimin pas vetëm 26 minutave lojë.

Messi asistoi një herë dhe shënoi një herë tjetër brenda një çereku lojë, por e theu dorën pas një rrëzimi të pakëndshëm dhe tani është konfirmuar se do të mungojë të paktën tri javë. /Express/

 

Shpërndaje në: