Messi dhe Ronaldo në garë për një rekord të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do ta vazhdojnë betejën për ta thyer një rekord të madh në Ligën e Kampionëve.
Si argjentinasi ashtu edhe portugezi, janë në garë për të arritur numrin magjik prej 100 golave në Ligën e Kampionëve, përcjell Telegrafi.com.
Aktualisht Ronaldo kryeson me 95 gola të shënuara, ndërsa Messi ka dy gola më pak 93.
Kujtojmë që Messi do të ketë punë me PSG-në sonte, ndërsa Ronaldo me Realin do të jenë nikoqir të Napolit nesër mbrëma.



