Messi e befason botën me mesazhin lamtumirës për Neymar
Kanë qenë të shumta shkrimet në medie ditëve të fundit ku thuhej se Messi nuk po flet me Neymar dhe se i ka fshirë fotot me të.
Por, Messi e dëshmoi edhe një herë se pse është njëshi në fushë dhe jashtë saj. Kur të gjithë prisnin një zhgënjim të çfardoshëm nga ai për largimin e Neymar nga Barcelona, Messi ka bërë të kundërten.
Ai ka publikuar një video përmbledhëse të momenteve më të mira me Neymar te Barca duke e ndarë edhe një mesazh burrëror.
“Ishte një kënaqësi e madhe që kamë ndarë këto vite me të shoku im. Të uroj fat në këtë fazë të jetës. Shihemi nesër” i ka shkruar Messi, Neymarit.



