Messi e dëshiron yllin e Tottenhamit në Barcelonë
Barcelona është duke kaluar një formë mjaft të mirë këtë edicion nën drejtimin e Ernesto Valverdes.
Katalunasit janë në pozitën e parë në La Liga me nëntë pikë më shumë se Atletico Madrid.
Sipas ‘Dario Gol’, Barcelona janë duke punuar në transferimin e Delle Allit në Barcelonë, pasi që Messi ka kërkuar atë në skuadër.
Delle Alli është një ndër futbollistët më premtues momentalisht dhe është duke shkëlqyer me fanellën e Tottenhamit.
Sipas mediave spanjolle nëse dështon transferimi i tij, atëherë Barça do të rikthehet tek Coutinho



