Messi e përfundon vitin me vetëm një rekord negativ
Për herë të parë që nga viti 2007, Lionel Messi nuk ka shënuar gol me kokë në një vit të vetëm.
Ylli i i Barcelonës dhe Argjentinës përfundoi vitin me 51 gola për klubin dhe kombëtaren, por asnjë nga ata nuk erdhi nga koka e tij, shkruan Periskopi.
Ishte e teta herë rradhazi që Messi shënoi mbi 50 gola në të njëjtin vit, por hera e parë në 11 vjet që asnjë prej tyre nuk erdhi me kokë.
0 – Lionel Messi has failed to score with the head in 2018 for Barcelona & Argentina in all competitions being the first year without scoring since 2007. Bold pic.twitter.com/El0UaGzIm3
— OptaJose (@OptaJose) December 30, 2018
51 golat nënkuptojnë gjithashtu se Messi ishte lojtari i vetëm që përfundoi vitin 2018 me më shumë se 50 gola, dy më shumë se Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 49 herë për Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë.
Messi ka shënuar 15 gola në La Liga deri më tani gjatë sezonit 2018-19, me 13 të ardhur nga këmba e tij e majtë dhe dy të tjerë me këmbën e djathtë.
Sezoni i kaluar, 32 nga 34 golat e tij në La Liga u shënuan me këmbën e tij të majtë, me vetëm dy gola me këmbën e djathtë.
Për këto, Pele e pati kritikuar 31 vjeçarin, duke thënë se ai luan vetëm me njërën këmbë dhe nuk mund të krahasohet me lojtarët të cilët luajnë me dy këmbët dhe kokën. /Periskopi



