Messi favoriti kryesor për ‘Këpucën e Artë’
Lionel Messi është në rrugë të mirë ta fitojë për herë të pestë ‘Këpucën e Artë’
Barcelona fitoi me rezultat 5:1 ndaj Villarealit dhe Messi shënoi golin e 34-të në La Liga në këtë takim, transmeton Periskopi.
Ylli argjentinas ka lënë pas Mohamed Salahun e Liverpooli që ka 31 gola dhe vetëm një ndeshje për ta luajtur deri në fund, ndërsa ‘pleshti’ ka në dispozicion edhe dy takime.
Salah duhet të shënojë katër gola në ndeshjen e fundit dhe gjithashtu të shpresojë që Messi të mos shënojë fare gola në dy takimet e fundit me Barcelonën. /Periskopi/



