Messi flet për marrëdhëniet me Ronaldon: Nuk jemi miq
Messi, gjatë një interviste të fundit për revistën World Soccer Magazine, u pyet nëse ai ishte i afërt me rivalit të tij të madh nga Real Madridi, por marrëdhënien e tij nuk e cilësoi si miqësi.
“Nuk e di”, u përgjigj argjentinasi fillimisht Messi për World Soccer Magazine.
“Miqësia është diçka që ndërtohet bashkë me kalimin e kohës”.
“Ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie, sepse ne e shohim njëri-tjetrin vetëm në ndarjen e çmimeve, e cila është e vetmja kohë që ne flasim me njëri-tjetrin”.
“Gjithçka është mirë, por jeta jonë nuk na takon shumë shpesh”, përfundoi ylli argjentinas. /albeu.com/



