Messi hesht kritikët sërish, shkatërron veç vet Levanten (VIDEO)

Messi hesht kritikët sërish, shkatërron veç vet Levanten (VIDEO)

Barcelona ka marrë fitore të lehtë si mysafir i Levantes, duke fituar 5 me 0. 

Në fakt këtë fitore ia solli pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, që shënoi het-trik dhe realizoi një asist, duke mbetur i përfshirë në katër golat e parë.

Goleada u hap në minutën e 35′, kur Luis Suarez shënoi për 1 me 0.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë prej dy golave të Barcelonës, ku Leo Messi realizoi dy minuta para përfundimit.

Ylli argjentinas (47′ 60′) shënoi edhe dy herë të tjera për ta kompletuar het-trikun e 49-të, dy më pak se sa Cristiano Ronaldo.

‘Manita’ e famshme u vulos nga mbrojtësi Gerard Pique (89′).

Ekipi i Valverde mbetet në pozitën e parë me 34 pikë, ndërsa Levante në vendin e tetë me 22 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: