“Messi i portierëve!”, transferi i ri i Liverpoolit mund ta ndihmojë ta fitojë titullin e Premier Ligës
Të mërkurën është konfirmuar, se të Kuqtë nga Anfield kanë pranuar çmimin e vendosur nga Roma për transferimin e portierit brazilian Alisson, i cili pritet të transformojë mbrojtjen e Jurgen Klopp.
Alisson Becker nuk bën shumë gabime. Megjithatë, pas një qëndrimi të shkurtër në Romë, ai u shfaq në një konferencë dhe u pyet nëse ai kishte mësuar ndonjë fjalë italiane.
“Thashë disa gjëra të tmerrshme pa e kuptuar se sa të këqija ishin”, u shpreh Alisson. “Kur e mësova, ishte tashmë vonë”.
Si i ri ai ishte portier i klubit Internacional dhe zgjedhja e parë në portën e Brazilit, atëherë Roma me në krye Luciano Spalletin e vendosi atë si numrin 1 para polakit Wojciech Szczesny, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.
“Në fillim u ndjeva pak i vetmuar, por pastaj më shumë kohë me gruan time”, shpjegoi ai. “Ajo ishte shtatzënë dhe kështu më duhet të përqendrohesha më pak në karrierën time”.
“Punoja shumë në stërvitje dhe mësoja nga një portier i madh si Szczesny”.
Alisson në gjithë sezonin e kaluar me Romën e shpëtoi portën romake 155 herë nga goditjet kundërshtare – vetëm portieri i Veronas Nicolas bëri më shumë pritje nga pesë ligat më të forta evropiane.
Braziliani duhet të mburret me përqindjen e tretë më të mirë në gjithë kontinentin sa i përket pritjeve (79.26%), duke u renditur pas David De Geas (80.28%) dhe Jan Oblakut (82.68%).
“Mënyra se si sillet në portë, më kujton Dino Zoffin”, thotë ish trajneri i Romës Roberto Negrisolo. “Gjithashtu mund ta krahasojë me Michel Preud-Homme, i cili kishte një klasë të një portieri të lindur”.
“Ai është Messi i portierëve, sepse ai ka një mentalitet të njejtë me Messin. Ai është një portier i cili mund të definohet si i kësaj epoke” , shtoi ai./Periskopi/





