‘Messi i ri’ eliminon Interin (VIDEO)

‘Messi i ri’ eliminon Interin (VIDEO)

Interi me shumë mungesa, është eliminuar nga Europa Ligë.

‘Zikaltërit’ u mposhtën me rezultat minimal nga Frankfurt, ndërsa ndeshja e parë përfundoi pa gola.

Takimi u vendos në minutën e 6-të, kur gabimin e De Vrij e shfrytëzoi mjaft mirë sulmuesi Jovic (6′) i cili i dha kualifikimin ekipit gjerman.

21-vjeçari që kualifikoi Frankfurtin duket se ka një të ardhme të ndritur përpara, shkruan Periskopi.

Sulmuesi serb është i huazuar tek ekipi gjerman, me të drejtë blerje, por kartoni i tij i përket momentalisht Benficas.

Ai ka lindur në Bosnje, më saktësisht në fshatin e vogël Batar afër Bijeljinës.

Jovicit iu dha mundësia për të luajtur për Red Star Belgrade në 2005. Para se të bashkohej me ta, i ati e mori atë për të stërvitur me Partizanin, i cili kishte tentuar të nënshkruante me të në njëfarë kohe. Ata i ofruan babait të tij 200 euro në muaj për të luajtur me ta, por ai insistoi të qëndrojë me ‘Yllin e Kuq’. Ai ishte klinik përpara golit, teksa nga drejtuesit e ekipit serb cilësohej si një sulmues me ardhme të ndritur.

Dhe duket se drejtuesit e Red Star e kanë vërejtur talentin e tij, pasi ai ka shënuar në total 15 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionatin elitar gjerman, mjaftueshëm për ta rivalizuar goleadorin Robert Lewandowski që ka dy gola më shumë.

Me këto paraqitje, shumë shpejt mund ta shohim në klubet e mëdha evropiane./Periskopi/

Shpërndaje në: